Auto Moto Park Banner

AUTO MOTO PARK

Auto Moto Park, një ëndërr e shumëpritur së shpejti realitet!

Një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodromi dhe Kartodromi i parë i homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. Përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (Kolaudimi).

Ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Auto Moto Park

PISTA

  • Shtrirja500,000 m²
  • Gjatësia maksimale5,300 metra
  • Trajektorja kryesore3,790 metra
  • Profili tërthor20 metra
  • Gjatësia e vijës së drejtë (Starti)1,000 metra
  • VendndodhjaElbasan, Shqipëri

DISIPLINAT

SERIA E
VIDEOVE PËR
AUTO MOTO PARK ALBANIA

DPSHTRR Logo MIE Logo

PARTNERËT